Presidenti Rumen Radev zhvilloi një bisedë telefonike me Përfaqësuesin Special të BE-së për Dialogun Beograd-Prishtinë dhe Ballkanin Perëndimor, Mirosllav Llajçak. Të dy diskutuan aspektet e procesit të integrimit evropian të vendeve të rajonit. Të dy vunë në dukje rëndësinë prioritare që Komisioni Evropian i kushton përparimit të Ballkanit Perëndimor në përmbushjen e kritereve për anëtarësim në BE. Kreu i shtetit bullgar vlerësoi lartë përpjekjet e Mirosllav Llajçak për integrimin evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe shprehu shpresën se udhëheqja shtetërore e Republikës së Maqedonisë së Veriut së shpejti do të demonstrojë vullnetin politik për zbatimin e konsensusit evropian të vitit 2022, gjegjësisht përfshirjen e bullgarëve në kushtetutën e saj, gjë që do t'i hapte rrugën vendit drejt negociatave për anëtarësim të plotë në BE.