KULTURË

Artikull

"Mos i mbyll sytë" fiton çmime dhe popullaritet në festivalet ndërkombëtare të filmit

Enjte, 23 Janar 2025, 11:28

"Mos i mbyll sytë" fiton çmime dhe popullaritet në festivalet ndërkombëtare të filmit

FOTO: dontcloseyoureyesfilm.com

Madhësia e shkronjave

Filmi bullgar "Mos i mbyll sytë" u dallua me pesë çmime në Festivalin e Filmit të Krishterë(Christian Film Festival) në SHBA, njoftoi BTA, duke cituar producentët. Filmi u dallua për veprën më të mirë artistike, producent më të mirë - Bogdan Darev, aktori më i mirë - Aleksandër Kanev, aktori më i mirë dytësor - Krëstju Llafazanov dhe Hristo Gërbov.
Mes mbi 400 titujve nga e gjithë bota, "Mos i mbyll sytë" u përzgjodh gjithashtu në mesin e finalistëve të Festivalit të 52-të vjetor ICVM Crown Awards - një veprimtari i mbajtur për më shumë se gjysmë shekulli në SHBA.

Кадър от филма

FOTO: dontcloseyoureyesfilm.com

Filmi gjithashtu ka pesë nominime në Festivalin prestigjioz të Filmit të Pavarur në Londër(London Independent Film Festival), ku do të konkurrojë për montazhin më të mirë në një film në gjuhë të huaj, regjisorin më të mirë në një film të huaj, filmin më të mirë në gjuhë të huaj, filmin më të mirë dhe aktoren dhe aktorin e shquar – Maria Kavarxhikova dhe Krëstju Llafazanov.

Publikoi / Publikuan: БНР екип