Artikull
Qytetarët protestuan në mbështetje të Parkut Natyror “Sinite Kamëni” (“Gurët Blu”)
Enjte 23 Janar 2025 13:51
Enjte, 23 Janar 2025, 13:51
FOTO: БТА
Madhësia e shkronjave
Ambientalistët protestuan para Ministrisë së Mjedisit dhe Ujërave kundër synimeve për reduktimin e territorit të Parkut Natyror “Sinite Kamëni” (“Gurët Blu”) dhe krijimin e vendbanimeve. Sipas ambientalistëve, nëse nuk ndërpritet ndërtimi në park, rrezikohet popullata prej 50% të fluturave dhe orkideve në Bullgari.
FOTO: БТА
Jordanka Dineva nga Fondacioni i Biodiversitetit paralajmëroi se do të kërcënohej tërë ekosistemi. Sipas Dinevës, 25 për qind e kapacitetit ekzistues të shtretërve në zona po shfrytëzohet, ndërsa pjesa tjetër mund të rinovohet dhe nuk kërkohet ndërtim i ri. “Parku është i njohur kryesisht për shpendët, bimët barishtore, pyjet e ahut dhe fluturat”, tha Jordanka Dineva. Ajo theksoi se vetëm aty mund të vërehen 50 për qind prej fluturave dhe orkideve në Bullgari.
Mësoni më tepër për Sinite Kamëni nga arkivi ynë:
Publikoi / Publikuan: БНР екип