Një kombinim i ritmeve house dhe tekno, i linjave të thella të basit, i melodive dhe harmonive magjepsëse, muzikës së bukur pop dhe vokaleve autentike etno - kjo është muzika e dyshes The KHANS. Ata janë Petër Aleksiev - kompozitor dhe producent, dhe Atanas Borisov - DJ dhe producent.
The KHANS
FOTO: The KHANS
Kompozimi i tyre i fundit "Tears Of Heaven" u krijua posaçërisht për skenën italiane dhe ndërthur teknikën e errët melodike me këngët korale madhështore latine, duke mishëruar maksimat e mendimtarëve të mëdhenj. Motoja kryesore në këngë është "Vivere est militare" ("Të jetosh është të luftosh") - një citat nga filozofi Seneka.
Zëri në "Tears Of Heaven" është i Gergana Dimitrova - Bellonoga, e njohur si soliste në korin me famë botërore "Misteri i Zërave Bullgarë" i cili është fitues i Grammy, por edhe për projektet e saj të suksesshme solo. Për pjesëmarrjen e saj, Petër Aleksiev thotë:
"Bellonoga është ndoshta një nga zërat më të mëdhenj në historinë moderne bullgare dhe rrugët tona u ndërthururën natyrshëm."
Гергана Димитрова – Белонога
FOTO: facebook.com/Belonoga.G
Për ndikimin e "Tears Of Heaven" ka kontribuar edhe videoja e krijuar nga doajeni i animacionit bullgar, Aleksandër Sokerov.
Foto: The KHANS, facebook.com/Belonoga.G Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva