SPORT

Artikull

Arritja e Petër Stojçevit është zyrtarisht në Librin e Rekordeve Guinness

Premte, 24 Janar 2025, 15:41

Petër Stojçev

Petër Stojçev

FOTO: Facebook /Petër Stojçev

Madhësia e shkronjave

Pas pjesëmarrjes në shtatë maratonat më të mëdha në ujërat e hapura, Oceans Seven, nga 14 mars deri më 2 shtator 2024, dhe duke notuar distancat në një periudhë të shkurtër kohore rekord - 173 ditë, Petër Stojçev u regjistrua zyrtarisht në Librin e Rekordeve Guinness. Rekordi i mëparshëm botëror mbahej nga Andrew Donaldson - 355 ditë. Tani, për herë të parë, të shtatë maratonat u notuan në 5 muaj e 20 ditë nga Stojçev – gjysma e kohës!

"Jam krenar që kundër kësaj arritjeje është shkruar Petër Stojçev (Bullgaria) ", ka shkruar Stojçev në rrjetet sociale "Ua dedikoj të gjithë bullgarëve! Sepse ne mundemi! Dhe e vërtetojmë! Dhe Bullgaria meriton të jetë lidhur me arritjet më të larta. Nuk mund të ndaloj së shprehuri mirënjohjen time për të gjithë bullgarët për mbështetjen e jashtëzakonshme”.

Stojçev falënderoi edhe bashkëlojtarin e tij besnik Ivan Zllatinov, si dhe trajnerin Krasimir Tumanov.
Rekordi është për Bullgarinë dhe për të gjithë bullgarët, theksoi Stojçev.
Lexoni më shumë në arkivin e Radio Bullgarisë: