Artikull
Radioja Kombëtare Bullgare dorëzon çmimet e saj vjetore për radio-gazetarinë
Shtunë 25 Janar 2025 03:05
Shtunë, 25 Janar 2025, 03:05
FOTO: Ani Petrova
Madhësia e shkronjave
Radioja Kombëtare Bullgare (BNR) feston 90 vjetorin e themelimit me një koncert gala në Teatrin e Operës së Sofjes me pjesëmarrjen e të gjitha ansambleve të saj muzikore.
Para kësaj, sipas traditës, në një ceremoni solemne në Studion e Parë të Radios Kombëtare Bullgare do të jepet çmimi i madh "Sirak Skitnik", si dhe çmimet vjetore për radio-gazetari dhe radio-projekt. Ndër të dekoruarit me çmimin prestigjioz "Sirak Skitnik" janë Bozhana Dimitrova, Martin Minkov, Toma Sprostranov, Vili Kazasjan, Hristo Nedjalkov dhe Valeri Petrov.
Për të dytin vit radhazi, një çmim do t'i jepet edhe një programi apo gazetari nga një tjetër media elektronike transmetuese - "Profesionalizmi në eter". Gazetarëve të njohur në eter u jepet edhe çmimi “Zëri i Artë”, i krijuar nga gazetar i njohur bullgar Kevork Kevorkjan në kujtim të bashkëshortes së tij, Nadezhda Xheneva.
Publikoi / Publikuan: БНР екип