LAJME

Artikull

Radioja Kombëtare Bullgare dorëzoi çmimet e saj vjetore "Sirak Skitnik"

Dielë, 26 Janar 2025, 09:08

Radioja Kombëtare Bullgare dorëzoi çmimet e saj vjetore "Sirak Skitnik"

FOTO: Ani Petrova, BNR

Madhësia e shkronjave

Ditën e shtunë, 25 janar, Radio Kombëtare Bullgare shpërndau çmimet e saj vjetore "Sirak Skitnik". Nënpreisidentja Ilijana Jotova ia dhuroi çmimin e madh Cveti Radevës, drejtuese e emisionit folklorik "A mund të ndalohen këngët" në programin "Horizont".
Prezantuesja nuk e fshehu emocionin e saj që çmimi i lartë është për një program për kulturën tradicionale. Ajo theksoi se muzika popullore bullgare që tingëllon në këtë transmetim nuk është vetëm muzikë folklorike, por psikologji popullore, mënyra e jetesës dhe shpirti i popullit tonë, mishi dhe gjaku ynë, që lidh dhe ndërton një rrjet të madh dëgjuesish të Radios Kombëtare Bullgare.
Në kategorinë "Radio Gazetari", Georgi Janakiev nga Radio Burgasi mori çmimin për praninë e jashtëzakonshme gazetareske dhe paraqitjet e paharrueshme në eter.

Кин Стоянов и Георги Янакиев

FOTO: Евгени Димитров, Булфото

Për të dytin vit radhazi, u dekorua një produkt i Drejtorisë së Programeve Digjitale në kategorinë "Radio, projekt radiofonik, projekt muzikor, ose projekt multimedial i Radios Kombëtare Bullgare".
Daniella Stojnovës, korrespondente e Radios Kombëtare Bullgare në Varna, iu dha çmimi "Zëri i Artë" nga Fondacioni “Nadezhda Xheneva” dhe gazetarit Kevork Kevorkjan.

Даниела Стойнова

FOTO: Евгени Димитров, Булфото

Në kategorinë "Profesionalizmi në eter" - për një program ose gazetar nga një media tjetër elektronike, çmimin e mori gazetari nga bTV Svetosllav Ivanov, drejtues i programit "120 minuta”.

Милен Митев и Светослав Иванов

FOTO: Евгени Димитров, Булфото

Lexoni më tepër në arkivin tonë:
Foto: BNR