LAJME

Artikull

Pas hyrjes në Shengen, grekët dhe rumunët blejnë masivisht mallra në Bullgari

Hënë, 27 Janar 2025, 07:06

Pas hyrjes në Shengen, grekët dhe rumunët blejnë masivisht mallra në Bullgari

FOTO: digi24.ro

Madhësia e shkronjave

Përfitimet për Bullgarinë nga hyrja e plotë në Shengen vlerësohen në mbi 800 milionë euro në vit. Më të mëdha ato do të jenë për prodhuesit dhe eksportuesit. Por ndërkohë që presim këtë efekt makroekonomik, përfitimet tashmë po ndjehen nga bizneset e vogla. Rumunët dhe grekët po përfitojnë masivisht nga heqja e kontrolleve kufitare për të blerë karburant, ushqim dhe cigare në vend.

FOTO: БТА

Bullgaria është bërë një destinacion i preferuar i blerjeve për rumunët pranë kufirit. Gjithnjë e më shumë prej tyre po kalojnë Danubin për të mbushur rezervuarët e tyre ose për të blerë cigare dhe ushqime, të cilat janë shumë më të lira në jug, njoftoi televizioni rumun Digi24. Në një reportazh të titulluar "Bullgaria - supermarketi i preferuar i rumunëve nga pjesa jugore e vendit", televizioni tregon se rreth 5000 makina kalojnë çdo ditë urën pranë qytetit bullgar Ruse. Numri i tyre është dy herë më shumë nga e njëjta periudhë e vitit 2024.
Foto: digi24.ro, BTA