Hënë 27 Janar 2025 11:49
Hënë, 27 Janar 2025, 11:49
FOTO: Ministria e Turizmit
Madhësia e shkronjave
Ministri bullgar i turizmit Mirosllav Borshosh dhe Márton Nagy - ministër i ekonomisë kombëtare të Hungarisë, nënshkruan një memorandum mirëkuptimi në fushën e turizmit. Dokumenti vë theksin në shkëmbimin e informacionit dhe përvojës në fushën e turizmit, duke përfshirë të dhënat statistikore dhe strategjitë kombëtare. Ai promovon bashkëpunimin në arsimin dhe formimin profesional në turizëm, zhvillimin e turizmit shëndetësor dhe vendosjen e kontakteve të drejtpërdrejta ndërmjet përfaqësuesve të sektorit në Bullgari dhe Hungari. Dokumenti parashikon gjithashtu krijimin e një grupi pune që do të koordinojë dhe monitorojë zbatimin e projekteve të përbashkëta.
Gjithashtu mes dy vendeve u nënshkrua një memorandum mirëkuptimi në fushën e ekonomisë dhe transportit.
Publikoi / Publikuan: БНР екип