LAJME

Artikull

Konfederata e Punës “Podkrepa” vazhdon të insistojë për vendosjen e një minimumi të patatueshëm

Martë, 28 Janar 2025, 09:06

Dimitër Manollov

Dimitër Manollov

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Në një letër drejtuar institucioneve, Konfederata e Punës “Podkrepa” bënë propozime për vendosjen e një minimumi të patatueshëm, si dhe përditësimin e të ardhurave minimale dhe maksimale të sigurimeve shoqërore. Sindikata gjithashtu këmbëngul në përgatitjen e një analize dhe përditësimin e pagës minimale, si dhe rritjen e pagave të punonjësve të sektorit publik me të paktën 10%. Në një prononcim për Televizionin Kombëtar Bullgar, kryetari i Konfederatës së Punës “Podkrepa”, Dimitër Manollov, theksoi se së bashku me ekspertët e sindikatës do të insistojnë që sa më parë të njihen me parametrat e kornizës financiare. Manollov kujtoi se që nga viti 2008 Konfederata e Punës “Podkrepa” insiston në vendosjen e një minimumi të patatueshëm sepse praktika tregon se sistemi tatimor në vendin tonë nuk është i mirë. Ai theksoi se para mediave të gjithë liderët e partive pajtohen mbi këtë çështje, por kur vjen puna për të ndërmarrë veprime, askush nuk gjen forcë për ta bërë këtë.