LAJME

Artikull

Do të përshpejtohet dhënia e vizave për turistët dhe punëtorët

Mërkurë, 29 Janar 2025, 16:27

Do të përshpejtohet dhënia e vizave për turistët dhe punëtorët

FOTO: Ministria e Turizmit

Madhësia e shkronjave

Anëtarësimi i Bullgarisë në Shengen është një mundësi e madhe, por edhe një sfidë. Në mënyrë që vendi ynë të përfitojë sa më shumë nga kjo mundësi, duhet të hiqen barrierat administrative që pengojnë sektorin e turizmit. Këtë e deklaruan pjesëmarrësit në një takim kushtuar zhvillimit të turizmit në Bullgari pas hyrjes në Shengen.
“Ministria e Turizmit po krijon një grup pune që do të koordinojë përpjekjet e të gjitha institucioneve të përfshira në përshpejtimin e proceseve të dhënies së vizave turistike dhe të punës”, deklaroi në takim ministri i turizmit Mirosllav Borshosh. Grupi do të kërkojë zgjidhje të qëndrueshme që do të lehtësojnë aksesin për turistët dhe profesionistët e huaj në Bullgari.
Veprimtaria u organizua nga Unioni Bullgar i Balneologjisë dhe Turizmit SPA dhe mblodhi së bashku figura kryesore nga sektori dhe institucionet shtetërore.