Artikull
Ministri i jashtëm bëri thirrje që rasti i anijes “Vezhen” të mos politizohet
Enjte 30 Janar 2025 09:16
Enjte, 30 Janar 2025, 09:16
Georg Georgiev
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Agjencia Shtetërore për Sigurinë Kombëtare nuk ka informacion se në mesin e anëtarëve bullgarë të ekuipazhit të anijes "Vezhen" të ndaluar në Suedi ka agjentë të shërbimeve të huaja ose autorë të veprave kriminale, njoftoi drejtori i agjencisë, Pllamen Tonçev, gjatë një seance dëgjimore për rastin ne parlament.
Ai saktësoi se të dhënat nga shërbimet partnere të Bullgarisë nuk tregojnë se incidenti me kabllon me fibër optike të shkëputur nga anija është sabotim. Tonçev shtoi se përveç kabllos së përdorur nga Letonia, në të njëjtën zonë është prerë edhe një kabllo nga një vend armiqësor ndaj NATO-s.
"Bullgaria nuk shihet në asnjë mënyrë nga partnerët dhe aleatët tanë si bashkëpunëtore në veprimtari sabotuese, të cilat ne të gjithë i dënojmë dhe kundër të cilave ne të gjithë, si partnerë dhe aleatë, po punojmë," i tha parlamentit ministri i jashtëm Georg Georgiev. Ai bëri thirrje që rasti i anijes “Vezhen” të mos përshkallëzohet politikisht.
Lexoni më shumë nga arkivi ynë:
Publikoi / Publikuan: БНР екип