Lufta në Ukrainë nuk ka zgjidhje ushtarake dhe diplomacisë duhet t'i jepet rrugë. Këtë e deklaroi presidenti Rumen Radev, i cili organizoi pritjen tradicionale për udhëheqësit e misioneve diplomatike të akredituara në Bullgari. Në aktivitetin që u zhvillua në Muzeun Historik Kombëtar, kreu i shtetit theksoi se rruga drejt gjetjes së paqes në Ukrainë do të jetë një proces shumë i vështirë dhe kompleks. Edhe pse viti i kaluar u shënua me sfida të rënda, politika e jashtme bullgare vazhdoi të udhëhiqet nga bindjet e saj dhe të punojë për forcimin e sigurisë dhe stabilitetit, si dhe të punojë për dialog dhe bashkëpunim, theksoi Radev dhe bëri thirrje për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet vendeve.