LAJME

Artikull

Nuk ka ftesë nga Shkupi për festën e Goce Dellçevit

Hënë, 3 Shkurt 2025, 07:28

Ministri Georg Georgiev

Ministri Georg Georgiev

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Me Maqedoninë e Veriut nuk do të ketë festë të përbashkët të 153 vjetorit të lindjes së Goce Dellçevit më 4 shkurt. Bullgaria nuk ka marrë ftesë për ta festuar së bashku këtë ditë, tha ministri i jashtëm. Duke folur për bTV, Georg Georgiev i përshkroi marrëdhëniet midis Sofjes dhe Shkupit si "specifike".
“Asnjë vendim nuk mund të merret për Ukrainën pa pjesëmarrjen e vetë Ukrainës”, tha Georgiev, kur u pyet për luftën e nisur nga Rusia. Bullgaria mbështet integritetin territorial dhe sovranitetin e Ukrainës. Kievi duhet të ketë gjithmonë fjalën në përcaktimin e kushteve për paqen, tha ministri.
“Një përplasje e mundshme tregtare mes SHBA-së dhe BE-së do të sjellë dëme për të dyja palat dhe jam i sigurt se kjo nuk do të lejohet”, theksoi ministri.