Artikull
U lirua anija bullgare e ndaluar për kabllo të dëmtuar në Detin Baltik
Hënë 3 Shkurt 2025 12:58
Hënë, 3 Shkurt 2025, 12:58
FOTO: navbul.com
Madhësia e shkronjave
Anija që u ndalua për incidentin me kabllon e dëmtuar në Detin Baltik u lirua. Hetimi nuk gjeti asnjë provë sabotimi. Këtë e bëri të ditur prokuroria suedeze. Pak ditë më parë, anija bullgare “Vezhen” u ndalua nga autoritetet suedeze me dyshimin për sabotim pasi në zonën ku kalonte mjeti lundrues u dëmtua një kabllo me fije optike. Aktualisht pritet konfirmimi zyrtar nga autoritetet bullgare për lirimin e anijes "Vezhen".
Lexoni më shumë nga arkivi ynë:
Publikoi / Publikuan: БНР екип