LAJME

Artikull

Rreziku nga minat në Detin e Zi do të vazhdojë për vite pas përfundimit të luftës në Ukrainë

Martë, 4 Shkurt 2025, 08:54

Rreziku nga minat në Detin e Zi do të vazhdojë për vite pas përfundimit të luftës në Ukrainë

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Na duhen dronë për mbikëqyrje ajrore, jo helikopterë dhe aeroplanë për të monitoruar ujërat bullgare, tha për BNT një nga komandantët e Grupit Kundër Minave Detare në Detin e Zi. Aktualisht, ushtria ukrainase pretendon se ka shkatërruar mbi 100 mina ruse në Detin e Zi. Megjithatë, kjo është një luftë e vazhdueshme. Ndërrimi i stinëve, motit dhe kushteve klimatike nxjerrin vazhdimisht mina të reja, duke i shkëputur ato nga fushat e minuara më parë. Edhe pas përfundimit të luftës, ndoshta do të kalojnë vite në të cilat do të ketë rrezik nga minat në Detin e Zi, theksoi kapiteni i gradës së III Mirosllav Dobrev. Për shkak të luftës në Ukrainë, marina bullgare me gjuetarin e minave "Struma" po merr pjesë në pastrimin e minave në Detin e Zi në bashkëpunim me anije nga Rumania dhe Turqia.

Publikoi / Publikuan: БНР екип