Artikull
Ministria e Brendshme nis luftën kundër pajisjeve vape me lëndë narkotike
Martë 4 Shkurt 2025 09:21
Martë, 4 Shkurt 2025, 09:21
FOTO: pixabay
Madhësia e shkronjave
Ministri i Brendshëm Daniell Mitov njoftoi në një postim në rrjetet sociale se Drejtoria e Përgjithshme për Luftimin e Krimit të Organizuar po punon dhe po gjen sajte ku shiten pajisjet vape me drogë. "Po kërkohet një zgjidhje sistematike që do të zgjidhë këtë problem dhe do të parandalojë hyrjen e substancave të tilla në vend", theksoi ministri pas një aksioni që mbylli dy sajte për shitjen e pajisjet vape. Edhe pse substancat më të rrezikshme importohen, Mitov shton se në vend ka njerëz që bëjnë përzierje të ngjashme dhe i shpërndajnë, por premton se do të kapen. “Përhapja e lëndëve narkotike dhe dehëse tek fëmijët dhe adoleshentët është padyshim një tendencë shumë shqetësuese, jo vetëm për mua si ministër i brendshëm, por edhe për të gjithë shoqërinë. Ky është një kërcënim i drejtpërdrejtë për shëndetin dhe të ardhmen e brezit të ri dhe lufta ndaj këtij biznesi vicioz kërkon masa kategorike dhe vendimtare”, thekson ministri.
Publikoi / Publikuan: БНР екип