Artikull
Festivali ndërkombëtar "Sofia Film Fest" tregon një numër rekord të titujve bullgarë
Martë 4 Shkurt 2025 11:09
Martë, 4 Shkurt 2025, 11:09
FOTO: Art fest
Madhësia e shkronjave
Një festival i jashtëzakonshëm si gjithmonë, por ajo që bie në sy në edicionin e 29-të është prania e kinemasë bullgare. Nga rreth 180-200 filma në program - filma të metrazhit të gjatë dhe të shkurtër, rreth 60 tituj janë bullgarë. Këtë e deklaroi në një konferencë të posaçme për media, drejtori i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit “Sofia Film Fest”, Stefan Kitanov. Një gjë e tillë nuk ka ndodhur kurrë në kuadër të “Sofia Film Fest” në tërë historinë e tij, që do të thotë se kinemaja bullgare jo vetëm që ekziston, por është e pranishme edhe në festivalet ndërkombëtare si në Bullgari ashtu edhe në mbarë botën, theksoi Kitanov. Pothuajse 50 janë tituj premierë bullgarë, theksoi gjithashtu drejtori i festivalit. "Si gjithmonë, nga 13 deri më 31 mars, më të mirat e kinemasë botërore do të prezantohen në Sofje", siguroi Kitanov.
Publikoi / Publikuan: БНР екип