LAJME

Artikull

Sektori i verërave paralajmëron për mungesë kuadrosh

Martë, 4 Shkurt 2025, 13:58

Sektori i verërave paralajmëron për mungesë kuadrosh

FOTO: Pixabay

Madhësia e shkronjave

Për mungesë kronike të personelit në sektorin e verërave, raportojnë prodhuesit nga rajoni i Plovdivit. Gjithnjë e më pak të rinj duan të punojnë si teknologë. Industria ka frikë se profesioni mund të zhduket me kalimin e kohës. Çdo vit, rreth 250 teknologë nga shtatë specialitete diplomohen në Universitetin e Teknologjisë Ushqimore në Plovdiv, por një pjesë e vogël e tyre mbeten në industri.

FOTO: Pixabay

"Shpresojmë se kjo është një mungesë e përkohshme, sepse Bullgaria është një vend në të cilin ky sektor është shumë i zhvilluar. Është një eksportues i madh. Plovdivi dhe rajoni janë të njohur për prodhimin e tyre të verës, kështu që ka një nevojë të madhe për këtë personel dhe ky biznes duhet të vazhdojë të zhvillohet”, theksoi për BNT Prof. Desisllava Vangellova, Dekane e Çështjeve Studentore në Universitetin e Teknologjive Ushqimore-Plovdiv.