Artikull
Investitorët zviceranë janë të interesuar për qendrat e zhvillimit në Bullgari
Martë 4 Shkurt 2025 14:24
Martë, 4 Shkurt 2025, 14:24
FOTO: mi.government.bg
Madhësia e shkronjave
Qeveria bullgare do të punojë për të rikthyer imazhin e vendit tonë si një partner i besueshëm ekonomik dhe një vend premtues për investime dhe biznes. Këtë e ka bërë të ditur ministri i ekonomisë, Petër Dillov, në një takim me kryetarin e Odës Ekonomike Bullgaro-Zvicerane, Boni Bonev, dhe me sekretarin e Odës, Vasill Radojnovski. Në takim u theksua se, sipas të dhënave të Bankës Kombëtare Bullgare (BNB), investimet direkte zvicerane në Bullgari arrijnë në afro 4 miliardë euro.
Investitorët zviceranë po zhvillojnë aktivitete në vendin tonë në sektorë tradicionalisht me rritje të shpejtë, si energjia, industria ushqimore, industria e çimentos, elektronika dhe inxhinieria elektrike, prodhimi i baterive industriale etj. Oda theksoi se investitorët zviceranë janë të interesuar për ngritjen e qendrave zhvillimore në Bullgari, ku tashmë ka shembuj të mirë në këtë drejtim.

Publikoi / Publikuan: БНР екип