LAJME

Artikull

Në mbrojtje, Evropës do t'i duhet gjithnjë e më shumë të mbështetet tek vetja

Mërkurë, 5 Shkurt 2025, 12:14

Andrej Novakov

Andrej Novakov

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Dërgimi i ushtarëve nga ushtritë evropiane në Ukrainë nuk u diskutua. Këtë e siguroi në një intervistë për Radion Kombëtare Bullgare eurodeputeti Andrej Novakov, anëtar i Komitetit të Mbrojtjes të sapoformuar në Parlamentin Evropian. Ai gjithashtu theksoi se aktualisht asnjë vend nuk është i sigurt. "Edhe Gjermania, e cila vuan nga një kompleks faji historik, filloi të kuptojë se duhet të ndryshojë potencialin e saj mbrojtës," vuri në dukje Novakov. Sipas tij, mbrojtja do të jetë temë kryesore kudo në të ardhmen. "Evropa do të duhet të mbështetet gjithnjë e më shumë tek vetja për të siguruar mbrojtjen e saj", komentoi eurodeputeti bullgar, duke theksuar se kjo nuk bie në kundërshtim me angazhimet që vendet kanë ndaj NATO-së. Novakov është i mendimit, se Bullgaria ruan një nga kufijtë më të vështirë në botë për t'u ruajtur dhe ky është kontributi i saj për sigurinë evropiane, por në të njëjtën kohë pajisjet e vjetëruara ushtarake që ka "nuk e shtojnë ndjenjën e sigurisë".