LAJME

Artikull

Bullgaria mori kompensim për ndihmën e saj për Ukrainën

Mërkurë, 5 Shkurt 2025, 15:56

Bullgaria mori kompensim për ndihmën e saj për Ukrainën

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

348 milionë leva /178 milionë euro/ hyrën në buxhetin e Ministrisë së Mbrojtjes në fund të janarit sipas marrëveshjes së kompensimit për ofrimin e ndihmës për Ukrainën. Këtë e njoftoi në një konferencë për mediat në Këshillin e Ministrave ministrja e financave, Temenuzhka Petkova. “Këto të hyra praktikisht shënojnë një përmirësim të bilancit buxhetor si në nivel buxheti të shtetit ashtu edhe në atë të programit të konsoliduar fiskal. “Ky është një lajm i mirë si për forcat e armatosura ashtu edhe për financat publike të vendit tonë”, tha Petkova.
Ministri i mbrojtjes Atanas Zaprjanov shpjegoi nga ana e tij se fondet e marra si kompensim për ndihmën e Ukrainës po shpenzohen për mbështetjen materiale dhe modernizimin e ushtrisë bullgare.

Publikoi / Publikuan: БНР екип