Artikull
Në EMITT në Stamboll, Bullgaria paraqet potencialin e saj për turizmin gjatë gjithë vitit
Enjte 6 Shkurt 2025 07:37
Enjte, 6 Shkurt 2025, 07:37
FOTO: tourism.government.bg
Madhësia e shkronjave
Gjatë gjithë ditës së parë në Ekspozitën e 28-të Ndërkombëtare të Turizmit dhe Pushimeve për Rajonin e Mesdheut Lindor EMITT, fluksi i vizitorëve në stendën bullgare nuk u ndal. Veprimtaria zhvillohet deri më 7 shkurt në Stamboll dhe është ndër pesë ekspozitat më të mëdha turistike në botë. Që nga hyrja në pavijonin e tetë, ku janë vendosur stendat e pjesëmarrësve të huaj, bën përshtypje stenda kombëtare e Bullgarisë. “Bullgaria është pjesëmarrëse tradicionale në ekspozitën turistike në Stamboll. Tregu turk është veçanërisht i rëndësishëm për ne për shkak të afërsisë gjeografike dhe kapacitetit të madh turistik. Sivjet në stendën e Ministrisë së Turizmit prezantohen më shumë kompani nga e gjithë Bullgaria në krahasim me vitet e mëparshme. E vëmë theksin mbi turizmin spa, i cili është një destinacion mjaft i panjohur. Turizmi dimëror është gjithashtu shumë tërheqës për turistët turq", tha për BTA Teodora Taskova, atasheja e turizmit në Konsullatën e Përgjithshme Bullgare në Stamboll.
Publikoi / Publikuan: БНР екип