Ndër vendet anëtare të Bashkimit Evropian, Bullgaria ka pagën minimale më të ulët në janar - 551 euro. Sipas të dhënave të Eurostat-it, më e larta është në Luksemburg – 2638 euro. Për dhjetë vitet e fundit që nga viti 2015 paga minimale në vendin tonë është rritur me pak më pak se 12 për qind. Megjithatë, Bullgaria, së bashku me Rumaninë, Lituaninë dhe Poloninë, kanë normën mesatare më të lartë të rritjes së pagës minimale gjatë 10 viteve të fundit - mbi 10 për qind. Normat më të ulëta mesatare vjetore të rritjes janë regjistruar në Francë – pak më shumë se 2%, dhe në Maltë – pothuajse 3%.