LAJME

Artikull

Ushtruesi i detyrës së Prokurorit të Përgjithshëm ka apeluar ndërprerjen e procedurës për zgjedhjen e titullarit të tij

Enjte, 6 Shkurt 2025, 14:43

Borisllav Sarafov

Borisllav Sarafov

FOTO: BTA (arkiv)

Madhësia e shkronjave

Borisllav Sarafov, ushtrues detyre i Prokurorit të Përgjithshëm, ka apeluar ndërprerjen e procedurës për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm nga Plenumi i Këshillit të Lartë Gjyqësor, njoftoi gazetarja e BNR, Sillvija Velikova.

Plenumi i Këshillit të Lartë Gjyqësor u thirr në një seancë të jashtëzakonshme më 23 janar nga ministri i drejtësisë Georgi Georgiev në lidhje me procedurën e shtyrë për zgjedhjen e kryesuesit të Prokurorisë së Shtetit, në bazë të vendimit të Plenumit të Këshillit të Lartë Gjyqësor të datës 16 janar 2025.

Në mbledhje, Plenumi votoi ndërprerjen e procedurës së përzgjedhjes, pas vendimit përfundimtar të parlamentit për pushimin e procedurës së nisur për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm me ndryshime në Ligjin e Drejtësisë.

Kandidati i vetëm për pozitën në këtë procedurë ishte Ushtruesi i detyrës së Prokurorit të Përgjithshëm Borisllav Sarafov.