LAJME

Artikull

Bullgaria mbetet e qëndrueshme në politikën e saj ndaj Ballkanit Perëndimor

Enjte, 6 Shkurt 2025, 16:11

Ministri Georg Georgiev

Ministri Georg Georgiev

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Ministri i punëve të jashtme Georg Georgiev theksoi se Bullgaria me përpikëri do të ndjekë konsensusin e arritur evropian në lidhje me integrimin evropian të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Georgiev theksoi se vendi ynë po vazhdon të zërë pozita të qëndrueshme në mbështetjen e tij për rrugën evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor, por në rast se zbatohet “propozimi francez” i vitit 2022, për të cilin u arrit një konsensus mes vendeve evropiane. Çdo vend në rrugën e tij drejt anëtarësimit evropian duhet t'u përmbahet kritereve, theksoi gjithashtu Georgiev. Sipas ministrit të jashtëm, integrimi evropian i vendeve të Ballkanit Perëndimor është jashtëzakonisht i rëndësishëm për sigurinë dhe stabilitetin e gjithë Evropës. Nga ana tjetër, Bullgaria ruan interesat e saj kombëtare, por edhe interesat e gjithë BE-së, sepse ajo që u arrit si marrëveshje nuk është problem bilateral mes Sofjes dhe Shkupit, komentoi ministri. Georgiev shtoi se çështja është mes Brukselit dhe fqinjëve tanë nga RSM.