LAJME

Artikull

Dy linja të reja ajrore po përgatiten për fluturimet direkte Sofje - Stamboll

Premte, 7 Shkurt 2025, 08:28

Ambasadori i Bullgarisë në Ankara Angell Çollakov

Ambasadori i Bullgarisë në Ankara Angell Çollakov

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Ambasadori i Bullgarisë në Ankara, Angell Çollakov, vizitoi stendën bullgare në Ekspozitën e 28-të Ndërkombëtare për Turizmin dhe Pushimet në Mesdheun Lindor - EMITT 2025. Çdo vit ka një rritje të turistëve turq në Bullgari, por kjo nuk është e mjaftueshme. Afërsia gjeografike, kulturore dhe folklorike, zgjerimi i alternativave të transportit janë faktorë që kontribuojnë për zhvillimin e turizmit, tha diplomati. Vitet e fundit, një shërbim ajrore me kosto të ulët midis Stambollit dhe Sofjes hyri në veprim. Ne po punojmë për sigurimin e dy linjave të reja ajrore. Në pranverë do të niset trageti midis Stambollit dhe Burgasit, me një ndalesë të ndërmjetme në Igneada. Sivjet pritet mbledhja e Komisionit të Përbashkët të Turizmit Bullgari-Turqi, mikpritës i së cilës do të jetë vendi ynë. Ne po përgatitemi me shumë përgjegjësi për këtë ngjarje, theksoi Çollakov.

Publikoi / Publikuan: БНР екип