LAJME

Artikull

U arrestuan tre bullgarë për pjesëmarrje në një grup kriminal ndërkombëtar

Premte, 7 Shkurt 2025, 14:42

U arrestuan tre bullgarë për pjesëmarrje në një grup kriminal ndërkombëtar

FOTO: mvr.bg

Madhësia e shkronjave

Në një operacion të Drejtorisë së Përgjithshme për Luftën kundër Krimit të Organizuar, më 6 shkurt u arrestuan tre bullgarë të cilët kanë marrë pjesë në një grup kriminal ndërkombëtar që ka vepruar në territorin e vendeve të Bashkimit Evropian. Në një deklaratë të Ministrisë së Brendshme thuhet se të arrestuarit do të ekstradohen në zbatim të një urdhër-arresti evropian të lëshuar nga Mbretëria e Belgjikës. Në informacionin e MPB-së theksohet se pas informacionit të dorëzuar nga pala bullgare, në dhjetor 2024 në Bullgari është zbuluar një laborator i madh për prodhimin e drogave sintetike. Janë gjetur dhe sekuestruar pajisje laboratorike, një reaktor, prekursorë dhe shënime për kryerjen e procesit të sintezës kimike. Puna e përbashkët për rastin po vazhdon.

Publikoi / Publikuan: БНР екип