LAJME

Artikull

Festivali " Rrushi i Artë " mbledh edhe njëherë prodhuesit dhe dashamirët e verës së Mellnikut

Shtunë, 8 Shkurt 2025, 03:25

Festivali " Rrushi i Artë " mbledh edhe njëherë prodhuesit dhe dashamirët e verës së Mellnikut

FOTO: BTA-arkiv

Madhësia e shkronjave

Për të 13-tin vit radhazi, prodhuesit e verës nga rajoni i Mellnikut do të prezantojnë më të mirën e prodhimit të tyre në Festivalin e Verës së Mellnikut “Rrushi i Artë”, transmeton BTA. Festivali tradicional i verës do të mbahet në Mellnik më 8 dhe 9 shkurt në sfondin e një programi të pasur folklorik të paraqitur nga grupe amatore vendase dhe vizitore. Të ftuar specialë në ekspozitën e verërave janë Volodja Stojanov dhe Ivan Djakov, saktëson qendra e shtypit e administratës komunale.

FOTO: БТА-архив

“Qyteti i Mellnikut është i famshëm për verën e tij të mirë”, theksojnë organizatorët, të cilët kanë përgatitur për të ftuarit verë të mirë të Mellnikut dhe një program të pasur muzikor “Në festë do të marrin pjesë edhe të gjitha kantinat e rajonit. Gjatë dy ditëve të festivalit presim mbi 700 pjesëmarrës”, tha për BTA, kryetari i bashkisë Sasho Filipov.

FOTO: sandanski.bg

Lexoni më tepër: