Artikull
Qendra e Trajnimit në Aeroportin e Sofjes do të trajnojë specialistë nga e gjithë bota
Shtunë 8 Shkurt 2025 05:30
Shtunë, 8 Shkurt 2025, 05:30
FOTO: BTA-arkiva
Madhësia e shkronjave
Qendra e Trajnimit të Aviacionit në Aeroportin e Sofjes u akreditua nga Shoqata Botërore e Aeroporteve (ACI) dhe i bashkohet grupit elitar të 21 qendrave të trajnimit, duke përfshirë ato të aeroporteve kryesore evropiane si ai i Mynihut, Stambollit dhe Athinës. Qendra e trajnimit të aeroportit të Sofjes bëhet i vetmi vend në Bullgari ku specialistë të aviacionit nga e gjithë bota do të trajnohen në programet ACI. Qendra do të organizojë dhe zhvillojë, së bashku me Shoqatën Botërore të Aeroporteve dhe lektorët e saj, të gjitha trajnimet të ACI, si dhe do të zhvillojë programe për të rritur kompetencat e ekspertëve në sektorin e aviacionit.
Aktualisht në vendin tonë mbahen kurse të ndryshme mbi sigurinë, transportin, shërbimin e pasagjerëve, etj. Akreditimi ndërkombëtar është një njohje dhe vlerësim i jashtëzakonshëm për standardet më të larta të ndjekura nga Aeroporti i Sofjes në trajnimin e personelit për industrinë e aviacionit me marrjen e certifikatës nga ACI, tha drejtori ekzekutiv i "SOF Connect" - Jesus Caballero.
Përpiloi: Gergana MançevaFoto:BTA-arkiva, Aeroporti i Sofjes
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello
Publikoi / Publikuan: БНР екип