SHOQËRI

Artikull

Biblioteka në Jamboll me fushatën "Le të lexojmë për Bullgarinë"

Dielë, 9 Shkurt 2025, 05:30

Biblioteka në Jamboll me fushatën "Le të lexojmë për Bullgarinë"

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Me rastin e festës së ardhshme kombëtare - 3 Marsit dhe 147 vjetorit të Çlirimit të Bullgarisë nga sundimi osman, Biblioteka Rajonale në qytetin Jamboll zhvillon fushatën "Le të lexojmë për Bullgarinë". Iniciativa u drejtohet lexuesve të moshës 8 deri në 14 vjeç, me synimin për të nxitur leximin që në moshë të vogël dhe për të ngjallur interes për librat. Departamenti i fëmijëve pranë bibliotekës "Georgi Sava Rakovski" gjithashtu vendos një sfidë për fëmijët - të kenë lexuar të paktën dy libra nga fondi i bibliotekës që tregojnë për historinë bullgare, të kaluarën tonë dhe bukuritë e Bullgarisë.
Koleksioni i Bibliotekës Rajonale në Jamboll përfshin rreth 226 000 libra, nga të cilët mbi 40 000 janë tituj për fëmijë. "Fëmijët e Jambollit lexojnë si të gjithë fëmijët e tjerë. Për fat të mirë, vitin e kaluar kemi pasur rreth 1300 lexues, gjë që tregon se një përqindje e madhe e fëmijëve të Jambollit janë të interesuar për librat e mirë", thotë Daniella Hristova nga departamenti për fëmijë i bibliotekës.
Përpiloi: Gergana MançevaFoto: BTA
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello