MUZIKË

Artikull

Opera e Varnës fton të nënshtruarit e Kupidit t’i dhurojnë vetes një mbrëmje muzikore

Dielë, 9 Shkurt 2025, 06:30

Opera e Varnës fton të nënshtruarit e Kupidit t’i dhurojnë vetes një mbrëmje muzikore

FOTO: TMPC - Varna

Madhësia e shkronjave

Dita e Shën Valentinit zë një vend të veçantë në programin e Operës së Varnës. Pikërisht më 14 shkurt publiku do të ndjekë historinë e madhe muzikore të dashurisë për princeshën kineze Turandot, në operën me të njëjtin emër të Puccinit. Rolin e Princit Calaf e luan tenori Valerij Georgiev, Turandot do të marrë frymë përmes zërit të Joana Zhelezçevës, pjesëmarrës janë edhe orkestra, kori dhe baleti i Operës Shtetërore-Varna dhe kori i Operës për fëmijë dhe të rinj të Varnës. 
Si kompliment për publikun gjatë ndërprerjeve të "Turandotit", si dhe shfaqjes muzikore "Fantazma" më 10 shkurt dhe baletit "Liqeni i Mjellmave" më 12 shkurt publikut do t'i ofrohet një gotë verë. Në Opera kanë përgatitur edhe një kënd të veçantë me tematikë për të dashuruarit. Në holl, shikuesit do të mund të takojnë Kupidin dhe të marrin pjesë në një lojë me surpriza dhe çmime. Të kënaqësh një person të dashur me një biletë për një shfaqje të paharrueshme është një nga dhuratat më të mira - kujton ekipi i Operës së Varnës.
Përpiloi: Gergana MançevaFoto: Qendra e Prodhimit të Teatrit dhe Muzikës (TMPC)-Varna, BTA-arkiva
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello