Artikull
Rada ukrainase miratoi blerjen e reaktorëve bërthamorë rusë nga centrali atomik bullgar “Belene”
Martë 11 Shkurt 2025 13:51
Martë, 11 Shkurt 2025, 13:51
FOTO: AP/BTA
Madhësia e shkronjave
Rada e Ukrainës ka miratuar sot blerjen nga Bullgaria të dy reaktorëve për zgjerimin e centralit të Hmelnitskit, raportojnë mediat bullgare. Reaktorët që vendi ynë bleu në 2015 nga Rusia për centralin e parealizuar bërthamor “Belene” iu ofruan Kievit në vitin 2023 për centralin në Ukrainën Perëndimore. Çmimi i shpallur fillimisht për dy reaktorët ishte 600 milionë euro. Në janar blerja u miratua nga Komisioni i Energjisë i Radës. Dy reaktorët do të mundësojnë përfundimin e ndërtimit të kapaciteteve shtesë në centralin atomik të Hmelnitskit, i cili do të rrisë reaktorët e tij operativ në katër.
Gjatë vizitës së tij të fundit në Ukrainë, kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafael Grossi, tha se agjencia do të sigurojë mbështetje teknike për Kievin. Nga ana e tij, kreu i "Rosatom" - prodhuesi i reaktorëve, Aleksej Lihaçov e cilësoi si paradoks blerjen e reaktorëve rusë nga Bullgaria nga ana e Ukrainës.