LAJME

Artikull

Aeroportet ndërkombëtare në Bullgari do të pajisen me sisteme anti-drone

Martë, 11 Shkurt 2025, 15:54

Aeroporti i Sofjes

Aeroporti i Sofjes

FOTO: BGNES

Madhësia e shkronjave

Ministri i Transportit dhe Komunikacioneve, zëvendëskryeministri Grozdan Karaxhov dhe përfaqësuesit e aeroporteve në Sofje, Varna, Burgas, Plovdiv, Gorna Orjahovica, Drejtoria e Trafikut Ajror dhe Drejtoria e Përgjithshme e Administratës së Aviacionit Civil ranë dakord që të gjitha aeroportet ndërkombëtare në Bullgari të pajisen me sisteme anti-drone. Kështu bëhet e ditur nga qendra e shtypit e ministrisë përkatëse. Do të eksplorohen opsionet e ndryshme teknologjike që janë efektive, por nuk kanë ndikim negativ në sistemet ekzistuese të aeroportit.

Masa të tilla janë të rralla në aeroportet evropiane dhe nuk ka një model të gatshëm që mund të zbatohet menjëherë, por kompanitë që operojnë në aeroportet tashmë po studiojnë përvojën e huaj.

Vendimi vjen pasi një dron u zbulua në zonën përreth Aeroportit të Sofjes më 7 shkurt, gjë që çoi në ndryshime në oraret e fluturimeve. Karaxhov e përshkroi hyrjen e paautorizuar të dronit si një provokim ose një përpjekje për të testuar sistemet e sigurisë së aeroportit.

Publikoi / Publikuan: БНР екип