Artikull
90 vjet nga lindja e këngëtarit të njohur të folklorit Kostadin Gugov
Mërkurë 12 Shkurt 2025 05:20
Mërkurë, 12 Shkurt 2025, 05:20
Kostadin Gugov
FOTO: BNT (arkiv)
Madhësia e shkronjave
Lindur më 12 shkurt 1935 në Sofje, në një familje refugjatësh nga Kukushi, Kostadin Gugov mbetet i njohur si një nga interpretuesit më autentikë të këngëve popullore nga rajoni folklorik maqedonas.
“Kam pasur fatin të rritem me këngët e nënës sime Jova Trëpkova – tha vite më parë Kostadin Gugov. – Ajo këndonte gjithandej, sillte gëzim në shtëpi, dhe këngë pas kënge i mësoja përmendësh...”
I afërmi dhe mësuesi i tij Vangell Trajkov e këshilloi të këndonte lehtë, pa tension. I dha disa këngë, duke përfshirë "Thuaj, thuaj, o plakë" dhe "Ndihem i përgjumur". Fizarmonicisti Stefan Demirev zbuloi zërin magjepsës të Kostadin Gugovit dhe djaloshi 18-vjeçar u ngjit në skenë, ku dha koncerte brenda dhe jashtë vendit me këngëtarët dhe instrumentistët më të mirë të kohës Boris Karllov, Mita Stojçeva, Gjurga Pinxhurova, Atanaska Todorova, Boris Mashallov.
Një pjesë emocionuese e repertorit të tij janë këngët me tematikë historike, si dhe ato humoristike. Gradualisht, repertori i Kostadin Gugovit u formua me këngë nga i gjithë rajoni etnografik i Maqedonisë - Egjeu, Vardari dhe Pirini - territoret e lashta bullgare, sot të ndara në tre shtete.

Ai ka bërë një sërë regjistrimesh - mbi 400 interpretime të tij janë regjistruar vetëm në Fondin e Artë të Radios Kombëtare Bullgare.
"Për mua kënga popullore është gëzim dhe rehati! Më ka ruajtur rininë e shpirtit. Nuk mund të jetojmë pa njëri-tjetrin!" – tha këngëtari.
Performanca e tij e fundit live ishte në Koncertin e Vitit të Ri më 1 janar 2004 në qendër të Sofjes. Ditë më vonë – më 31 janar – u largua nga skena e jetës. Megjithatë, Kostadin Gugov mbetet në kujtesën muzikore bullgare me talentin e tij të dhënë nga Zoti, me sensin e tij të shkëlqyer të humorit, kujtesën fenomenale, repertorin unik dhe praninë e veçantë skenike.

Lexoni dhe dëgjoni më shumë për këngëtarin e madh bullgar Kostadin Gugov nga koleksioni i Radio Bullgarisë:
Përpiloi: Diljana Traçeva
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva

Publikoi / Publikuan: БНР екип