Mërkurë 12 Shkurt 2025 06:16
Mërkurë, 12 Shkurt 2025, 06:16
Universiteti Teknik në Sofje
FOTO: Ani Petrova
Madhësia e shkronjave
Universiteti Teknik në Sofje është ndoshta i vetmi në Bullgari që përveç bullgarishtes ofron shkollimin bachelor dhe master edhe në tri gjuhë të tjera - anglisht, gjermanisht dhe frëngjisht, shkruan gazeta "24 Çasa". Gjigantët globalë si IBM, NIDEC, Shwarz etj. kanë krijuar laboratorë në institucionin arsimor, jo vetëm për të rritur shkollimin e studentëve në një nivel botëror, por edhe për të tërhequr në ekipet e tyre të rinjtë më të talentuar, bën të qartë publikimi.
Megjithatë, këto nuk janë të vetmet kompani që i kanë dhënë dorë institucionit arsimor - trajnimi në Fakultetin e Teknologjive Industriale realizohet me ekspertë të BOSCH. Ndër specialitetet e ofruara janë "Inxhinieri Kompjuterike dhe Softuerësh", "Siguria Kibernetike", "Shkenca Informatike dhe Softuerike", "Sistemet Inteligjente dhe Inteligjenca Artificiale", "Teknika dhe Teknologjitë e Aviacionit", "Telekomunikacioni", "Elektronika e Automobilave", "Inxhinieria e Hapësirës Ajrore", etj., për të cilat studentët tregojnë një interes të madh.

Publikoi / Publikuan: БНР екип