Artikull
“Booking” do të ndihmojë në kontrollet e sektorit gri në akomodimin turistik
Mërkurë 12 Shkurt 2025 10:03
Mërkurë, 12 Shkurt 2025, 10:03
FOTO: Ministria e Turizmit
Madhësia e shkronjave
Ministri bullgar i turizmit Mirosllav Borshosh zhvilloi një takim pune në Bruksel me drejtorin ekzekutiv të një prej kompanive kryesore online në botë “Booking”. Takimi u zhvillua në një forum të nivelit të lartë "Destinacioni Evropa" organizuar nga Komisioni Evropian i Turizmit, njoftoi ministria. Në takim u diskutua me Glenn Fogel mundësia që Booking.com të kontrollojë numrin aktual të pronave me qira afatshkurtër bazuar në të dhënat e paraqitura nga ministria për akomodimin e regjistruar në Bullgari. Kjo do të lejojë që të sigurohet një transparencë e sektorit deri në kohën kur do të hyjë në fuqi në vitin 2026 rregullorja evropiane për mbledhjen dhe ndarjen e të dhënave për shërbimet e akomodimit me qira afatshkurtër. Asociacioni për Pronat Turistike dhe Inovacionet e ka alarmuar tashmë ministrin për një problem dhe një sektor gri lidhur me fjetjet në vendet me qira afatshkurtër.
Publikoi / Publikuan: БНР екип