LAJME

Artikull

Ministri i energjisë Zheço Stankov ftoi biznesin amerikan të investojë në energjinë bullgare

Mërkurë, 12 Shkurt 2025, 15:59

Ministri i energjisë Zheço Stankov ftoi biznesin amerikan të investojë në energjinë bullgare

FOTO: me.government.bg

Madhësia e shkronjave

Bullgaria po punon për zbatimin e projekteve kyçe që do ta bëjnë vendin një faktor të rëndësishëm energjetik. Kjo u bë e qartë nga deklarata e ministrit të energjisë Zheço Stankov në Forumin e Gjashtë Delphi në Uashington. Pjesë e kësaj politike janë edhe përpjekjet e vendit tonë për të forcuar sigurinë energjetike kombëtare dhe rajonale nëpërmjet lidhjes dhe futjes së teknologjive të reja, inovative në sektorin e energjisë.
Stankov iu bashkua një tryeze të rrumbullakët me pjesëmarrjen e kompanive të mëdha amerikane dhe i ftoi ato të investojnë në energjinë bullgare. Ai personalisht foli me përfaqësuesit e gjigantëve amerikanë - Microsoft, Blackstone, Honeywell, General Electric, Caterpillar dhe të tjerë. Gjatë bisedimeve, ministri bullgar vuri në dukje territorin rreth centralit tonë të vetëm bërthamor - "Kozlloduj" - si vendin më të përshtatshëm për zhvillimin e inteligjencës artificiale dhe të qendrave të të dhënave nga pikëpamja e sigurisë së furnizimeve.