LAJME

Artikull

Rritja e çmimit shtesë të produkteve të qumështit në Bullgari kalon 100%

Enjte, 13 Shkurt 2025, 08:33

Rritja e çmimit shtesë të produkteve të qumështit në Bullgari kalon 100%

FOTO: Ani Petrova - BNR

Madhësia e shkronjave

Konsumatorët bullgarë detyrohen të paguajnë çmime të pajustifikueshme të larta për mallrat bazë dhe në të njëjtën kohë dëmtohen prodhuesit dhe përpunuesit e ushqimit. Shoqata e Kapitalit Industrial në Bullgari dhe Shoqata Kombëtare e Përpunuesve të Qumështit alarmojnë se në Bullgari çmimet e produkteve ushqimore bazë janë më të larta se në Austri dhe Gjermani, ku standardi i jetesës është pakrahasueshëm më i lartë dhe nevojiten masa urgjente nga shteti. Dy shoqatat theksojnë se gjatë vitit që lamë pas, çmimi përfundimtar shtesë i shitjes së produkteve të qumështit ka arritur në 100% dhe madje e ka tejkaluar këtë vlerë. Arsyeja për këtë janë praktikat shqetësuese që nuk kanë të bëjnë fare me kushtet reale të tregut apo kostot operative.