LAJME

Artikull

Heqja e vizave për SHBA-në është ndër prioritetet e qeverisë

Enjte, 13 Shkurt 2025, 14:49

Daniell Mitov

Daniell Mitov

FOTO: MPB

Madhësia e shkronjave

Siguria kibernetike dhe përfshirja e Bullgarisë në programin amerikan për heqjen e vizave janë dy prioritete të qeverisë, të lidhura drejtpërdrejt me Drejtorinë kryesore për Luftën kundër Krimit të Organizuar, tha ministri i brendshëm Daniell Mitov gjatë kremtimit të festës profesionale të shërbimit.
Pak ditë më parë Mitov theksoi rëndësinë e çështjes së vizave për Bullgarinë gjatë një takimi me Martin McDowell, ushtrues detyre i ambasadorit amerikan në Sofje. Në vitin 2024 përqindja e refuzimit të vizave B për bullgarët në SHBA ishte 6.02%, që është përqindja më e ulët ndonjëherë, sipas një raporti të BTA të bërë në bazë të të dhënave në faqen e internetit të Departamentit të Shtetit të SHBA.
Një nga kushtet teknike për përfshirjen e vendit tonë në programin amerikan të heqjes së vizave është që përqindja e vizave turistike të refuzuara për shtetasit bullgarë të mos kalojë 3%.