KULTURË

Artikull

Muzeu “Veliki Presllav” prezanton Rrugën e Kirilit dhe Metodit në Bullgari

Premte, 14 Shkurt 2025, 08:41

Foto: Facebook / Muzeu "Veliki Presllav"

Foto: Facebook / Muzeu "Veliki Presllav"

Madhësia e shkronjave

Me rastin e festës së Shën Kirilit, Muzeu Arkeologjik "Veliki Presllav" prezanton ekspozitën "Në rrugën e nxënësve".  Ekspozita kushtuar krijuesve të alfabetit sllavo-bullgar tregon rrugën e Kirilit dhe Metodit në Bullgari, si pjesë e Rrugës Kulturore Evropiane të Këshillit të Evropës. Ajo organizohet nga Qendra Shkencore e Kirilit dhe Metodit në Akademinë Bullgare të Shkencave dhe Muzeu Arkeologjik në Veliki Presllav , me mbështetjen financiare të Ministrisë së Kulturës.

FOTO: Археологически музей Велики Преслав / Фейсбук

Vizitorët do të mund të shohin mbishkrime cirilike të panjohura për publikun e gjerë, të lidhura me Shkollën Letrare të Presllavit, elemente të ndryshme liturgjike që janë përdorur gjatë Mbretërisë së Parë Bullgare dhe kryeqytetit të saj të dytë - Veliki Presllav. Ekspozita përfshin gjithashtu vendet e adhurimit të veprës së Kirilit dhe Metodit dhe atë që ka mbetur në Veliki Presllav si trashëgimi e teksteve cirilike.

FOTO: Археологически музей Велики Преслав / Фейсбук

Në ditët e sotme më shumë se 300 milionë njerëz shkruajnë me shkronja sllave, theksojnë organizatorët, duke shtuar se kjo është një arritje e dy mbretërive të para bullgare dhe e popullit bullgar, me të cilën vendi ynë mund të krenohet.

Qëllimi i krijuesve të ekspozitës është të tërheqin më shumë njerëz që të ndjekin këtë rrugë dhe të mësojnë për punën madhështore të mësuesve të parë sllavë që kontribuan në Shekullin e Artë të shtetit bullgar.

Ekspozita “Në rrugën e nxënësve” do të qëndrojë e hapur për vizitorët deri në mes të marsit.
Lexoni më shumë nga koleksioni i Radio Bullgarisë: