Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu tregojnë të dhënat e Institutit Kombëtar të Statistikave për muajin dhjetor 2024.
Për shkak të pagave në kryeqytet, paga mesatare në të gjithë rajonin Jugperëndimor të vendit është më e larta – pak më shumë se 3000 leva /1500 euro/. Megjithatë, përveç kryeqytetit, kjo shumë nuk arrihet askund tjetër.
Në vend të dytë pas Sofjes është Varna me pagë mesatare prej 2284 leva /1167 euro/, e ndjekur nga Vraca – 2268 leva /1159 euro/. Në anën tjetër, së bashku me Smoljan, janë Vidin me 1672 leva /854 euro/ dhe Bllagoevgrad - 1631 leva /833 euro/.
Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, paga mesatare mujore në tremujorin e katërt 2024 në sektorin publik është rritur me 12%, dhe në atë privat me 14.2%.