Artikull
Kompozitori i dashur Stefan Diomov feston jubileun e tij të 80-të
Dielë 16 Shkurt 2025 04:05
Dielë, 16 Shkurt 2025, 04:05
Stefan Diomov
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Më 16 shkurt, një nga kantautorët më të dashur bashkëkohor – Stefan Diomov – mbush 80 vjeç. Shpirti i tij djaloshar u ka dhënë jetë dhjetëra hiteve të këngëtarëve dhe grupeve tona më të njohura, por kompozitori krijon edhe muzikë për dokumentarë, shfaqje kukullash etj.
Puna e tij lidhet më së shumti me qytetin e tij të lindjes, Burgas (Bullgaria Juglindore), dhe këngët e tij sjellin një ndjenjë deti, vere, miqësie...
Përvjetori do të shënohet me një sërë ngjarjesh, duke përfshirë tre koncerte radhazi - një më 4 prill dhe dy më 5 prill në Sallën 1 të Pallatit Kombëtar të Kulturës (NDK) në Sofje, në të cilat do të dëgjojmë disa nga këngët e tij më të njohura. Dhe në ditëlindjen e Stefan Diomov, në Teatrin Muzikor "Stefan Makedonski" në Sofje do të prezantohet mjuzikëli "Përshëndetje, si je mik". bazuar në këngët e tij dhe me libretin e Juri Daçev.
Ju ofrojmë hitin e tij “Përshëndetje, si je mik?” me tekst të Pejo Panteleevit, interpretuar nga grupi vokal “Familja Tonika”, i cili u bë jo vetëm kënga e tij me më shumë çmime, por edhe një himn i miqësisë.

Mund të lexoni dhe dëgjoni më shumë për kompozitorin e dashur Stefan Diomov në publikimet e koleksionit të Radio Bullgarisë:
Përpiloi: Diljana Traçeva
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: БНР екип