Artikull
Rahim Rashaida solli një medalje të artë botërore për Bullgarinë në skermë
Hënë 17 Shkurt 2025 08:28
Hënë, 17 Shkurt 2025, 08:28
FOTO: Federata Bullgare e Skermës
Madhësia e shkronjave
Në një konkurrencë me 180 garues nga 36 vende, Rahim Rashaida shënoi një sukses historik për skermën bullgare. Sportisiti nga klubi i skermës i Akademisë Kombëtare të Sportit me trajner Dimitër Nikollov fitoi vendin e parë në Kupën e Botës në Skermë për të rinj në Varšac - Serbi. Më parë ai fitoi dy vende të dyta në Kampionatin Evropian në moshën deri në 23 vjeç - në Sofje dhe në Laupheim të Gjermanisë.
Në garën ekipore performoi shkëlqyeshëm edhe skuadra bullgare e përbërë nga Rahim Rashaida, Teodor Petrov, Julij Canev dhe Filip Jusmen, duke u futur në top 8.
Ndërkaq, ekipi bullgar i skerëmës i përbërë nga Kalina Atanasova, Emma Nejkova dhe Vasilena Krësteva fitoi medaljen e bronztë në Kupën e Botës për vajza në Almati - Kazakistan.
Publikoi / Publikuan: БНР екип