Artikull
Aeroporti i Sofjes do të mbajë emrin e Apostullit të Lirisë – Vasill Levski
Hënë 17 Shkurt 2025 16:23
Hënë, 17 Shkurt 2025, 16:23
FOTO: arkiv
Madhësia e shkronjave
Në prag të festimeve në kujtim të Apostullit të Lirisë Vasill Levski, presidenti Rumen Radev zyrtarisht e emëroi Aeroportin e Sofjes “Vasill Levski” - Sofje, njoftoi Sekretariati për shtyp i kreut të shtetit. Sipas Kushtetutës, kreu i shtetit emërton objekte me rëndësi kombëtare dhe vendbanimet me dekret presidencial.
Në vitin 2017 propozimi i shkencëtarëve nga Akademia Bullgare e Shkencave për të emëruar aeroportin e Sofjes me emrin e Apostullit mori mbështetje të gjerë. Në fund të vitit të kaluar, Ministria e Transportit dhe Komunikacioneve mbështeti projektin e propozuar nga Akademia Bullgare e Shkencave për emërtimin e Aeroportit të Sofjes.
Publikoi / Publikuan: БНР екип