LAJME

Artikull

“Agra 2025” takon shkencën me praktikën në Panairin Ndërkombëtar në Plovdiv

Martë, 18 Shkurt 2025, 03:45

“Agra 2025” takon shkencën me praktikën në Panairin Ndërkombëtar në Plovdiv

FOTO: fair.bg

Madhësia e shkronjave

Zgjidhjet, produktet dhe projektet më të fundit teknologjike në fushën e bujqësisë dhe industrisë agrare do të prezantohen në ekspozitën “Agra 2025” në sallat e Panairit Ndërkombëtar në Plovdiv, transmeton BTA. Edicioni i sivjetshëm i 33-të i forumit do të mbahet nga 18 deri më 22 shkurt 2025, së bashku me ekspozitat ndërkombëtare Vinaria dhe Foodtech. “Agra 2025” mbulon të gjithë sektorët dhe fushat e industrisë agrare dhe bashkon shkencën me praktikën.
Në ekspozitë, ndër eksponatet do të shihet gjenerata e fundit e teknikës bujqësore dhe pajisje që rrisin produktivitetin dhe reduktojnë kostot, me theks në bujqësinë efikase, precize dhe rigjeneruese. Gjithashtu do të prezantohen teknologjitë e reja për optimizimin e burimeve, përmirësimin e rendimenteve dhe sigurimin e rritjes së qëndrueshme. Ekspozuesit do të ofrojnë gjithashtu sisteme dhe pajisje të ndryshme të automatizuara dhe digjitale për fermat.