LAJME

Artikull

Kanë në plan të krijojnë një fabrikë të inteligjencës artificiale në Sofje

Martë, 18 Shkurt 2025, 10:32

Superkompjuteri bullgar Discoverer

Superkompjuteri bullgar Discoverer

FOTO: sofiatech.bg

Madhësia e shkronjave

Ne punojmë me Institutin INSAIT të Universitetit të Sofjes. Nëse projekti ynë miratohet, në vitin 2026, do të ndërtojmë një fabrikë të inteligjencës artificiale (AI), tha për BNR Petër Statev nga Bordi Mbikëqyrës i “Sofja Teh Park”. Superkompjuteri Discover iu dha platforma më e avancuar dhe efikase e informatikës. “Discover-in e kemi shpërblyer sepse makina bazë është krijuar 5 vite më parë dhe projekti është i 7 viteve më parë. "Ne kemi 2 komponentë kryesorë - infrastrukturën dhe ekipin, ne gjithashtu kemi një ekip në fushën e modelimit", vuri në dukje Statev. Ai është i mendimit, se "makineritë janë aq të zgjuara sa përdoruesit e tyre janë të zgjuar". Klienti ynë i parë është INSAIT, theksoi sipërmarrësi. Ai shtoi se Evropa do të vazhdojë të mbetet prapa SHBA-së, sepse ka shumë rregullore dhe ndarje midis vendeve individuale në BE.

Publikoi / Publikuan: БНР екип