EKONOMI

Artikull

4% e PBB-së është nga sektori i bujqësisë

Martë, 18 Shkurt 2025, 12:49

Foto: Ministria e Bujqësisë dhe Ushqimeve

Foto: Ministria e Bujqësisë dhe Ushqimeve

Madhësia e shkronjave

Bujqësia në Bullgari ruan stabilitetin e saj, duke siguruar punësim për 6% të popullsisë dhe duke zënë rreth 4% të Produktit të Brendshëm Bruto (PBB). Këtë e tregojnë të dhënat aktuale për gjendjen e sektorit, të prezantuara nga ministri i bujqësisë Georgi Tahov në hapjen zyrtare të Megaforumit të 10-të për agrobiznes, verë, ushqim dhe pajisje në Plovdiv. Investimet në sektorin e bujqësisë arrijnë në mbi 2.2 miliardë leva /mbi 1.1 miliardë euro/ në vit, që është rreth 7-8% e investimeve në ekonominë e vendit.
Ministri premtoi se përmes nismave legjislative dhe ndërhyrjeve strategjike do të krijohet një mjedis i favorshëm për zhvillimin e sektorit, i cili do të mbështesë konkurrencën e bujqësisë bullgare.
Ekspozita prezanton 620 kompani nga 25 vende dhe vizitorët kanë mundësinë të mësojnë për risitë në mbarështimin e bimëve, blegtori, industrinë e verërave dhe industrinë ushqimore.

Publikoi / Publikuan: БНР екип