Mërkurë 19 Shkurt 2025 04:00
Mërkurë, 19 Shkurt 2025, 04:00
FOTO: YouTube
Madhësia e shkronjave
Edhe pse populli bullgar e nderon Apostullin e Lirisë Vasill Levski si shenjtor, nuk ka shumë këngë popullore kushtuar atij. Sot ju ofrojmë një prej tyre – “Më thuaj, o pyll” – interpretuar nga fëmijët e grupit vokal “Karllovojs” me drejtore artistike Anita Ilieva. Jordan Iliev është autori i aranzhimit, në të cilin dëgjojmë një solo të bukur të violinës të luajtur nga Krasimira Paurova.
Kënga u interpretua nga bullgarë të talentuar nga vendlindja e Apostullit të Lirisë - Karllovo. Grupi vokal me emrin e qytetit u krijua në vitin 2014 dhe tashmë ka një repertor të pasur prej këngësh nga të cilat një vend të veçantë në programin e tyre zënë këngët e përjetshme të Bullgarisë.
Përpiloi: Diljana TraçevaPërgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: БНР екип