MUZIKË

Artikull

"Punëtori i zellshëm" – kënga më e re e Papi Hans

Enjte, 20 Shkurt 2025, 04:35

"Punëtori i zellshëm" – kënga më e re e Papi Hans

FOTO: Facebook/Papi Hans

Madhësia e shkronjave

Pas një serie këngësh balada, Papi Hans prezanton këngën "Punëtori i zellshëm" - një këngë befasuese në albumin e tij "Ngjyrat e Ylberit". Tingulli dhe ritmi janë të viteve tetëdhjetë, dhe në videon e këngës shohim edhe aftësitë mbresëlënëse të kërcimit që muzikanti demonstroi me sukses pak kohë më parë në Spektaklin Televiziv “Dancing Stars”.
Për Papi Hansin fjalët kanë një domethënie të veçantë dhe ndoshta për këtë arsye ai vetë është autori i të gjitha teksteve të këngëve që interpreton. I tillë është rasti edhe me këngën "Punëtori i zellshëm", të cilën ai do të interpretojë bashkë me këngë të tjera të tij më 29 mars në Arena Sofja.
Lexoni më shumë për këtë krijues në koleksionin e Radio Bullgarisë: 
Redaktore: Diljana Traçeva
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova

Publikoi / Publikuan: БНР екип